Site icon Telegrafi

Çfarë kërkon ky ari në hollin e hotelit!? (Video)

Recepsionisti i “Stanley Hotel”, ka parë të kalojnë aktorë, regjisorë para banakut të hotelit që është fare pranë me Parkun Kombëtar të Rocky Mountain,, një orë larg Denverit, Kolorado, SHBA, megjithatë ky klient vjen në mes të natës dhe është vërtetë i pazakontë.

Ai nuk dëshiron një dhomë, por sigurisht dëshiron të hajë.

Është një ari nga rezervati i Parkut Estes dhe lëkundet në heshtje në holl, midis sofrave dhe tavolinave, përcjell gsh.

Por, recepsionistit nuk i mbetet gjë tjetër veç se ta filmojë atë, i fshehur prapa atij banaku, i cili në 110 vjet të historisë së hotelit është shfrytëzuar edhe për xhirime filmash e dokumentarësh.

Dhe kësaj radhe nuk do të jetë më pak: duket, në fakt, në plan të parë në videon e postuar në faqen zyrtare të “Facebook” të hotelit, e cila dëshmon për vizitën e çuditshme.

Exit mobile version