CNN ka bërë një sondazh ditën e votimeve, duke i pyetur votuesit që kanë dalë në zgjedhje se çfarë kërkojnë nga presidenti i ri i Amerikës, cila është cilësia kryesore që një president duhet të ketë.
Shumica e votuesve, rreth 38% thanë se dëshirojnë një president që mund të sjellë ndryshim, gjë që Trump ka kërkuar gjatë gjithë fushatës së tij. 22% e qytetarëve kanë thënë se duan një president me eksperiencën e duhur, e gjithashtu 22% tjerë kanë kërkuar një president me gjykim të drejtë, 2 gjërat me të cilat krenohej Clinton. Nëse ndarja e votuesve është bërë me anë të këtyre gjërave që kandidatët e kanë cilësuar vetën, atëherë fituesin do ta vendosë pjesa e fundit apo 15% e votuesve që thanë se do të donin një president që kujdeset për njerëzit, shkruan rtv21.tv.
Në pyetjen tjetër të sondazhit, se kur kanë vendosur se për kë do të votojnë shumica e votuesve, rreth 62% thanë se kanë vendosur ku ta dërgojnë votën e tyre para shtatorit, 13% thanë se kanë vendosur në shtator e edhe ata që kanë vendosur në tetor ishin 13%. Më së paku ishte numri i atyre që kishin vendosur se për kë të votojnë në kohët e fundit. 5% thanë se kanë vendosur javën e kaluar, kurse 7% ditët e kaluara.