Telegrafi

Çfarë kërkojnë më shumë në Prishtinë, Iphone apo Samsung? (Video)

Konkurrenca mes dy kompanive sjell çdo vit modele të reja, e që kërkohen edhe te ne, përkundër që çmimet e tyre janë të larta për standardin kosovar, raporton 038 i KTV-së.

Është iphone-i, ai që kërkohet më së shumti në Prishtinë, thonë nëpër mobil-shitore. Iphone kërkohet shumë, por shitet më pak.

Secili i ka specifikat e veta, por në Prishtinë blerësit ndahen në ata që duan telefona të shtrenjtë, për shkak të markës së produktit dhe kualitetit.

Në një ekonomi kosovare, dyqanet ofrojnë edhe mundësi për të blerë telefona të mençur, duke paguar me këste.