Site icon Telegrafi

Çfarë ka veshur Getoar Selimi kështu? (Foto)

Reperi i njohur Getoar Selimi është shquar gjithmonë për paraqitjet e tij me stil në skenë, por së fundmi ai ka befasuar të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me një fotografi të publikuar së fundmi, ku shfaqet me një veshje komplet jashtë stilit të tij.

Në fotografi, reperi shfaqet i veshur me një xhup veror, me ngjyrat e ndezura të kuqe dhe të verdhë, e ndërsa shalli që e ngushton tek brezi, e bën të duket taman si një veshje shumë e ngjashme për femra. Syzet e zeza janë detaji, që shkatërrojnë komplet kombinimin e veshjes me aksesorët.

Në mbishkrimin e fotos Geti ka treguar se veshja është nga koleksioni i ri i “Versace”, e ndërsa veshjen e ka pasqyruar me fjalët “Jeta është art, jeto jetën tënde me ngjyra”.

Reperi ka marrë kritika të shumta, pasi shumica e komenteve kanë qenë negative dhe të gjithë një zërit thonin se ky nuk është aspak stili i Getit. /Telegrafi/

Exit mobile version