Site icon Telegrafi

Çfarë ka të përbashkët Napoleon Bonaparte me shqiptarin Mehmed Ali Pasha

– Napoleon Bonaparte ka lindur në vitin 1769, e po në këtë vit ka lindur edhe Mehmed Ali Pasha.

– Napoleon Bonaparte ka lindur në një qytet bregdetar, në Detin Mesdhe në ujdhesën Korsika. Edhe Mehmed Ali Pasha ka lindur në një qytet bregdetar në Detin Mesdhe – në Kavallë të Shqiperisë.

– Napoleon Bonaparte është shquar si personalitet ushtarak që vjen nga një familje e varfër, e po ashtu edhe Mehmed Ali Pasha.

– Napoleon Bonaparte është martuar dy herë, njëjtë si Mehmed Ali Pasha.

– Bashkëshortja e parë e Napoleon Bonapartës ishte e vejë, e po ashtu edhe bashkëshortja e parë e Mehmed Ali Pashës.

– Napoleon Bonaparte me njërën bashkëshorte ka pasur fëmijë, e po ashtu edhe Mehmed Ali Pasha.

– Napoleon Bonaparte i ka larguar anglezët nga Aleksandria, njëjtë siç bëri më 1807 Mehmed Ali Pasha.

– Napoleon Bonaparte i kushtoi rëndësi kultivimit të pambukut në vendin e tij, e po ashtu edhe Mehmed Ali Pasha i dha rëndësi kultivimit të pambukut, bërthamën e të cilit e kishte marrë nga Cejloni.

– Napoleon Bonaparte themeloi bankën e parë në shtetin e tij, e po kështu bankën e parë në Egjipt e themeloi Mehmed Ali Pasha.

– Napoleon Bonaparte dha urdhër për lirimin e robërve, e po kështu veproi edhe Mehmed Ali Pasha.

– Napoleon Bonaparte abdikoi nga froni (jo në mënyrë vullnetare) në favor të birit të tij, po ashtu dhe Mehmed Ali Pasha abdikoi nga froni (në mënyrë vullnetare) në favor të birit të tij.

– Napoleon Bonaparte vdiq nga tuberkulozi, e po ashtu edhe Mehmed Ali Pasha vdiq nga tuberkulozi.

Por, cili është dallimi në mes tyre?

Dallimi është se: Napolon Bunaparta është francez (ndonëse ka teori që e bëjnë shqiptar), kurse Mehmed Ali Pasha është shqiptar. /Telegrafi/

(Nga enciklopedia arabe "Sin Xhim", volumi i tretë, fq.656. Shqipëroi: Mulaim Shehu)

 

Exit mobile version