Telegrafi

Çfarë i ka ndodhur Lady Gagas, shfaqet me shenja dhune në trup! (Foto)

Lady Gaga zakonisht habit me pamjen e saj në paraqitje të ndryshme jo vetëm në skenë.

Por së fundmi ajo nuk ka rënë në sy për veshjen e saj, por për njollat e zeza në këmbë, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se çfarë i ka ndodhur këngëtares, por ajo nuk ka tentuar t’i fshehë pasi është shfaqur me xhinse të shkurtëra gjersa po dilte nga apartamenti i saj.

Këmbët e saj të mbuluara me njolla padyshim që nuk u kanë ikur fotografëve./Telegrafi/