Telegrafi

Çfarë janë tatuazhet si pikëpresje, që kanë përfshirë rrjetet sociale?

Kjo iniciativë, është bërë në emër të sëmundjeve mendore, transmeton Telegrafi.

Pikëpresjen e përdorin shkrimtarët, kur duan të përmbyllin një rresht, por nuk e bëjnë këtë.

Në këtë koncept është edhe fushata e tatuazheve të pikëpresjes.

Kjo u dedikohet të gjithë atyre që kanë probleme mendore, kriza të ndryshme, depresion, duan të bëjnë vetëvrasje, apo të lëndojnë vetën.

Të gjithë ata që duan t’i ndihmojnë këta njerëz, mjafton të bëjnë një tatuazh sa do të vogël të pikëpresjes, në mënyrë që t’i ndihmojnë në çfarëdo mënyrë, ata që kanë probleme.

Tani, a jeni të gatshëm të bëni një tatuazh të tillë, qoftë edhe të përkohshëm? /Telegrafi/