Një kartel është një grup kompanish të ngjashme të pavarura që bashkohen, zakonisht në fshehtësi, për të rritur fitimet e anëtarëve.
Ato e bëjnë këtë duke fiksuar çmimet, duke kufizuar prodhimin ose zhvillimin, duke ndarë tregjet ose klientët ndërmjet tyre, si dhe lloje të tjera të ngjashme që kufizojnë konkurrencën.
Pjesëtarët e një karteli gjithashtu mund të bashkëpunojnë për cilësinë e produktit, duke u dakorduar të mos konkurrojnë me njëri-tjetrin.
Në Kosovë, Autoriteti i Konkurrencës shqyrton detajet e marrëveshjeve të mundshme të kartelit ndërmjet bizneseve me qëllim të parandalimit ose eliminimit të praktikave të tilla të dëmshme.
Kjo bëhet në interes të ruajtjes së funksionimit normal të tregut, dhe rrjedhimisht për të mbrojtur përdoruesin përfundimtar, konsumatorin.
Nëse keni informata për një kartel në Kosovë, kontaktoni Autoritetin e Konkurrencës.