Ishte diçka tjetër apo një meteor? Kjo ishte pyetja që shtruan menjëherë ata që panë pamjet spektakolare nga një ndërtesë në Ontario të Kanadasë.
Por një ‘shpërthim’ i mesditës që u dëgjua dhe u ndie nga Ontario jugore në Virxhinia ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një meteor që po shpërbëhej, sipas një organizate në perëndim të Nju Jorkut që ndjek fenomenet e tilla.
Sipas AP, përcjell Telegrafi, dëshmitarët në të gjithë zonën raportuan se dëgjuan bumin ose panë një top zjarri në qiell pak pas mesditës të së mërkurës, tha Robert Lunsford i Shoqatës Amerikane të Meteorve në Geneseo.
Is it a bird? ? Is it a plane? ✈️ Is it a meteor? ☄️
At the same moment in time, our cameras that face the CN tower in Toronto caught this object. We’re not sure what it is or whether it is related. Follow the red circle and you tell us! Comment below! @TourCNTower pic.twitter.com/NCsY9DHFX2— EarthCam (@EarthCam) December 2, 2020
Deri në orën 5 pasdite, organizata kishte regjistruar 90 raporte të “topave të zjarrit” të parë në Maryland, Michigan, New York, Ontario, Pennsylvania dhe Virginia.
Po sipas AP, agjencitë policore dhe departamentet e zjarrfikësve përreth New York-ut morën telefonata që raportuan një bum që tronditi dritaret, por retë parandaluan pamjet në pjesën më të madhe të zonës.
Meqenëse shumica e raporteve ishin rreth Syracuse, ka të ngjarë që atje meteori shpërtheu në copa, tha Lunsford.
Is it a bird? ? Is it a plane? ✈️ Is it a meteor? ☄️
At the same moment in time, our cameras that face the CN tower in Toronto caught this object. We’re not sure what it is or whether it is related. Follow the red circle and you tell us! Comment below! @TourCNTower pic.twitter.com/NCsY9DHFX2— EarthCam (@EarthCam) December 2, 2020
“Ne priremi të vërejmë të tilla gjëra më shumë gjatë natës sepse ato dallohen më mirë, por nuk është jashtëzakonisht e pazakontë që ato shumë të ndritshme të vërehen gjatë ditës. Ndodh disa herë në vit mbi zonat e populluara ”, tha Margaret Campbell-Brown.
Sipas saj, të gjithë ‘topat e zjarrit’, të cilët janë meteorë të ndritshëm, prodhojnë valë zanore, ndonjëherë të zbulueshme vetëm nga mikrofona të ndjeshëm.
Një i madh mund të prodhojë një bum zëri si rrufeja me goditje të mundshme shtesë nga copëtimi, tha ajo. /Telegrafi/