Telegrafi

Çfarë humbi Bacca, apo më qartë thënë çfarë deshi të bënte (Video)

Milani fitoi tri pikë të rëndësishme pas ndërrimit të trajnerit duke e mposhtur Sampdorian me rezultat 1-0 në javën e 33-të në Serie A.

Ndeshjen e vendosi sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca, i cili në minutën e 71-të shënoi golin e fitores.

Mirëpo, vëmendje ka tërhequr një tjetër rast i 29-vjeçarit, i cili në një moment u gjet i vetëm përballë portierit kundërshtar.

Mirëpo, ai nuk vendosi të bënte një goditje standarde për të shënuar, porse provoi të shënonte me teknikë.

Shijojeni tentimin e Carlos Baccas në videot e mëposhtme. /Telegrafi/