Telegrafi

Çfarë goli! Kololli në stilin e Messit shënon përballit liderit të Zvicrës në fitoren e thellë të Zurichut

Benjamin Kololli ka vazhduar me formën e tij fantastike me Zurichun pas rikthimit të futbollit zviceran.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar një gol fantastik në përballje me liderin aktual të Superligës së Zvicrës, St Gallen.

Zurich ka shkaktuar befasinë më të madhe duke shënuar fitore 0-4 te St Gallen, teksa golin e tretë e shënoi Benjamin Kololli.

Reprezentuesi kosovar ka realizuar në stil të Lionel Messit, pasi kaloi katër lojtarë vendas dhe shënoi me lehtësi përballë portierit Ati-Zigi.

Ky ishte goli i dytë i Kolollit pas rikthimit të futbollit në Zvicër, pasi ai shënoi edhe vikendin e kaluar përballë Young Boys një gol nga 30 metra.

Në këtë takim për Zurichun përveç Kolollit luajtën edhe Hekuran Kryeziu që shkëlqeu pas rikthimit nga lëndimi dhe Toni Domgjoni.

Me këtë fitore Zurich ngjitet në pozitën e pestë në tabelë me 35 pikë dhe është fuqishëm në garë për një vend që i dërgon në Ligën e Evropës. /Telegrafi/