Mediat më të mëdha dhe kredibile botërore raportuan se Cristiano Ronaldo e ka shndërruar zinxhirin e tij të hoteleve në spitale të improvizuara për të luftuar kundër pandemisë globale të coronavirusit.
Mes rritjes së shqetësimeve të përhapjes edhe më të madhe të coronavirusit, kanë dalë raporte që ylli portugez, Ronaldo ka shndërruar zinxhirin e tij të hoteleve në spitale për trajtim falas të atyre që preken nga virusi ngjitës.
Si faqja e internetit e Juventusit ashtu edhe media tjera si Daily Mail dhe gazeta Marca raportuan lajmet me këtë të fundit duke shtuar se hotelet do të shndërrohen në spitale të improvizuara për të luftuar kundër pandemisë globale.
Aty thuhet se nuk do të merret asnjë pagesë nga pacientët, por mjekët dhe infermierët do të paguhen.
Sidoqoftë, tani këto lajme janë përgënjeshtruar nga drejtuesit e hotelit dhe se Ronaldo nuk ka vendosur për lëshimin e hoteleve të tij për të prekurit me sëmundje.
There had been rumours that two hotels owned by Cristiano Ronaldo would become hospitals to aid coronavirus relief.
However, a hotel spokesperson told RTL Nieuws: "We are a hotel. We are not going to be a hospital. It is a day like every other; we are and will remain a hotel." pic.twitter.com/r1IcQQm1wc
— GOAL (@goal) March 15, 2020
Edhe gazetari i njohur Kristof Terreur i ka quajtur lajmet të rreme, ndërsa edhe Marca e ka fshirë lajmin pas publikimit.
“Raportohen si të rreme në Portugali, ndërkohë është fshirë nga Marca (e cila e bëri atë një histori virale)”, ka shkruar Terreur në Twitter.
Reported as fake in Portugal, in the meantime deleted by Marca (who made it a viral story). https://t.co/Iq7QAkDImD
— Kristof Terreur (@kristofterreur) March 15, 2020
Duke shprehur shqetësimin e tij për përhapjen e coronavirusit, Ronaldo më herët kishte postuar në profilet e tij private në rrjetet sociale.
“Bota po kalon një moment shumë të vështirë i cili kërkon kujdes dhe vëmendje maksimale nga të gjithë ne”.
“Unë ju flas sot jo si lojtar futbolli, por si bir, baba, një qenie njerëzore e shqetësuar me zhvillimet e fundit që po prekin të gjithë botën”, kishte shkruar Ronaldo. /Telegrafi/