Arshia Goswami (9) njihet si “gruaja më e fortë indiane” dhe përfundimisht i kalon kufijtë me forcën dhe aftësinë e saj.
Në Instagram mund të gjeni se si duket jeta (sportive) e një vajze nga qyteti i Panchkula dhe video ku ajo ngre 75 kilogramë është parë 48 milionë herë.
Arshia ka forcë të jashtëzakonshme për ndërtimin e saj, dhe rekordi i saj i mëparshëm personal, i vendosur në moshën tetë vjeç, ishte 60 kilogramë.
Përdoruesit ishin të habitur se si e ngriti ngarkesën deri në bel.
“Më u deshën vite për të arritur këtë peshë. Respekt”, ka shkruar një person, ndërsa një tjetër ka shtuar, “Kjo është tepër mbresëlënëse”.
Arshia filloi të praktikojë ngritjen e peshave në vitin 2021, kur vendosi një rekord si pjesëmarrësja më e re në garë me 45 kilogramë.
Që atëherë, ajo ka fituar disa gara ndërsa ka sponsorë dy marka të njohura nga India, raporton nypost.
“Nuk e di si e bën. Është gjenetikë apo dhuratë e rrallë”, ka thënë babai i saj, Avnish Goswami.
Vajza e vogël shpreson që një ditë t’i sjellë gëzim vendit të saj në Lojërat Olimpike. /Telegrafi/