Telegrafi

Çfarë fati – fitoi dy herë nga 10 milionë dollarë brenda tre viteve

Juan Hernandez nga Long Island është një ndër njerëzit më fatlum në botë! Ky njeri fitoi çmimin e artë të një loje shpërblyese për herë të dytë.

Domethënë, Juan mori të martën çmimin  kryesor prej 10 milionë dollarësh dhe deklaroi se “ende po përpiqet të shpenzojë 10,000,000 dollarët”, të cilat i kishte fituar në vitin 2019.

Bileta e tij e fundit, sipas abc7.com, është blerë në Hempsted Stop & Shop në Uniondale. Hernandez vendosi të merrte fitimet e tij në një shumë të madhe – 6,510,000 dollarë “të parëndësishme”.

Që nga e premtja, kanë mbetur tre çmime kryesore prej 10 milionë dollarësh në lojën gërvishtëse.

Kush e di, ndoshta Juan do të ketë sukses për herë të tretë. /Telegrafi/