Zott Monte është kategori në vete: Monte është një kënaqësi unike dhe shumë e shquar me 2 shtresa: Krem qumësht ushqyes sipër mirë i balancuar me krem çokollatë të shijshme nga lajthia poshtë.
1 prilli i vitit 1996 shënon ditëlindjen e parë të Monte – një lloj krejtësisht i ri i ëmbëlsirës. Për më shumë se dy vjet, ne kemi punuar me përpikëri dhe kemi vazhduar zhvillimin e saj deri sa e kemi gjetur recetën e përsosur. Zott Monte fillimisht u prezantua në tregun gjerman, mirëpo shumë shpejtë ëmbëlsira jonë pushtoj frigoriferët e shumë shteteve evropiane.
Përderisa e zhvillonim Zott Monte, ne jo vetëm që punuam me përpikëri në recetë, por ne gjithashtu pyesnim për një emër të veçantë dhe konciz.
Monte në gjuhën italiane do të thotë “mal”. Me disa imagjinata në mendjen tonë, nënkuptojmë qumështi i bardhë në krem çokollatën e lajthisë së kafët, na kujton një kulm/majë me dëborë në mal.
Pse Zott Monte?
Zott Monte është markë ndërkombëtare kryesisht për fëmijë në sektorin e qumështit e cila tashmë është prezent në më shumë se 30 shtete. Në vitin 2001, ne kemi futur Zott Monte edhe në tregun kosovar. Çdo ditë rreth 1.4 milion copë Monte shiten në mbarë botën.
Kudo në botë nënat i besojnë dhe e zgjedhin Monte si një produkt të qumështit për t’i kënaqur fëmijët e tyre.
Pika Unike e Shitjes e Monte është shija e saj e krem qumështit unik i cili është i pasur dhe kalorik sepse është prodhuar me qumësht krejtësisht të freskët dhe me krem si shtesë. Prandaj Monte përmban yndyrë natyrale të qumështit, proteina dhe kalcium në mënyrë që të përkrahë dhe mbështet zhvillimin e fëmijëve tuaj. Ky krem qumështi i veçantë e bën Monte kaq të dallueshme me shijen dhe qëndrueshmërinë e saj unike. Ju nuk do të gjeni asgjë për ta krahasuar.
Dhe Sigurisht: Monte është prodhuar me madhështinë e artit të teknologjisë gjermane dhe nuk përmban asnjë element artificial, xhelatinë apo ngjyrë.