Duke e parë trendin negativ të shtimit të vendeve për bixhoz në Maqedoni, Telegrafi ka filluar iniciativën që të plasojë artikuj edukues dhe informues rreth këtij problemi që duke e parë dita ditës, po shtohet si dëm shoqëror.
Çdo medium i madh, përveç informimit e ka për detyrë që lexuesve të ju mundësojë edhe edukimin si mundësi për zhvillim. Për këtë Telegrafi në vazhdimësi do të shkruaj rreth këtij problemi, duke e theksuar çdo segment me të cilin mund të ndikohet pozitivisht për edukim dhe parandalim.
Varësia nga kumari – e njohur si kumari patologjik, kumari si fiksim ose kumari si çrregullim – paraqet një çrregullim të kontrollit të shtytjes.
Nëse ju jeni kumarxhinj të fiksuar, atëherë nuk mund ta kontrolloni shtytjen për kumarllëk, edhe nëse ka pasoja të këqija për ju dhe për më të dashurit tuaj.
Ju do të merreni me kumarllëk edhe në qoftë se jeni të suksesshëm, apo kenë dështuar, dhe do të vazhdoni me kumar, pa marr parasysh pasojat – edhe kur jeni të vetëdijshëm se mundësitë nuk janë në anën tuaj, apo nuk mund ta përballoni humbjen, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Gjithsesi se mund të keni probleme kumari pa qenë krejtësisht jashtë kontrollit. Problemet e kumarit janë çfarëdo sjellje kumarllëku që shqetëson jetën tuaj. Prandaj, nëse jeni të shqetësuar me kumarin, me harxhimet gjithnjë më të shumta të kohës dhe parave, ndjek humbjet, ose vazhdon me kumar pa marr parasysh pasojat në jetën tuaj, atëherë ju keni problemin e kumarit.
Problemi apo varësia nga kumari shpesh ndërlidhet me sjellje tjera, apo çrregullime në gjendjen shpirtërore. Shumë persona që kanë problem me kumarllëk vuajnë nga çështje të keqpërdorimit të substancae, mosmenaxhimit të çrregullimit të mungesës së vëmendjes për hiperaktivitet, stresi, depresioni, ankthi apo çrregullimi bipolar.
Për të tejkaluar problemet tuaja me kumarllëk, gjithashtu do të duhet që t’i adresoni këto dhe shkaqet tjera gjithashtu. Hapi i parë është ndarja e miteve dhe fakteve për problemet me kumarllëk.
Përveç këtij lajmi me karakter edukues, në vazhdimësi, Telegrafi do të ju informojë rreth mundësive që ekzistojnë dhe janë të dobijshme për të parandaluar ndikimin e bixhozit në shoqëri. /Telegrafi/