Site icon Telegrafi

Çfarë është TAI, kompleksi që u sulmua në Turqi?

defense-aerospace

Turkish Aerospace Industries (TAI) është një kompani shtetërore e armëve dhe teknologjisë së hapësirës ajrore me bazë pranë kryeqytetit turk, Ankara.

Kompania prodhon aeroplanë dhe helikopterë ushtarakë dhe civilë, si dhe sisteme drone për Forcat e Armatosura Turke dhe të tjerët në mbarë botën.

Sipas informacioneve, TAI u krijua për të reduktuar varësinë e shtetit turk në importimin e teknologjisë së hapësirës ajrore për qëllime ushtarake, shkruan skynews.

TAI është një kompani e caktuar nga anëtari i NATO-s si prodhues i licencuar i aeroplanëve luftarakë amerikanë F-16.

Gjithashtu, TAI luan një rol në modernizimin e aeroplanëve të vjetër për nevojat e ushtrisë turke.

Dy pronarët kryesorë të kompanisë janë Forcat e Armatosura Turke dhe agjencia civile e qeverisë turke e ngarkuar për përmirësimin e aftësive mbrojtëse dhe menaxhimin e prokurimeve ushtarake.

Ndryshe, kompleksi TUSAS është i vendosur në rrethin Kahramankazan, rreth 40 kilometra në veri të Ankarasë.

Gjiganti i mbrojtjes është prodhuesi i aeroplanit të parë luftarak të gjeneratës së pestë të prodhuar, KAAN, aeroplanit stërvitor ushtarak, Hurkus si dhe të Hurkus, aeroplanit për trajnime dhe mbështetje ajrore të ngushtë. /Telegrafi/

Exit mobile version