Emisioni “7 Ditë me Panxhën” kësaj here i ka kushtuar një storie disa prej temave më të rëndësishme të sektorit financiar: rrezikun bankar dhe rrezikun e kredisë.
Rreziku bankar i referohet potencialit për humbje financiare më të cilat mund të përballet një bankë për shkak të një sërë faktorësh, si rreziku i kredisë, i tregut, operacional dhe i likuiditetit.
Profesori i ekonomisë, Medain Hashani ka shpjeguar rastet kur mund të shfaqet rreziku bankar dhe rreziku i kredisë.
Sipas tij, kreditë e këqija janë një nga faktorët kryesorë që mund të shkaktojnë rrezikun bankar.
Këto janë kredi që klientët nuk mund t’i kthejnë bankës në kohën dhe në mënyrën e duhur, si pasojë e vështirësive financiare që ata mund të kenë përjetuar.
Kreditë e këqija rritin riskun e bankës, pasi ato mund të ndikojnë në shëndetin financiar të saj.