Shpesh herë na ndodh që të përballemi me vështirësi në lëvizjen e muskujve të fytyrës. Dëmtimi i nervave për arsye të ndryshme mund të çojë në mpirje të muskujve të fytyrës, duke krijuar ndjesinë ngrirjes së zonave të caktuara
Si shkaku më i zakonshëm i paralizës faciale njihet ajo që quhet paraliza e Bellit. Vetë kjo sëmundje mbetet me origjinë të panjohur, edhe pse në më të shumtën e rasteve ajo ka qenë e lidhur me infeksionet herpetike (kryesisht herpes simpleks dhe herpes zoster).
Gjatë kësaj gjendjeje truri ndalon së dërguari stimuj muskujve të fytyrës e kësisoj ndërpritet funksioni i nervave në këtë zonë.
Paraliza nervore e fytyrës karakterizohet nga një dobësi e njëanshme e fytyrës (në të majtë ose në të djathtë) shoqëruar kjo me simptoma të tjera duke përfshirë edhe humbjen e shijes, hiperakuzi (rritje e ndjeshmërisë ndaj tingujve dhe zërave të cilët kanë efekt ngacmues), rritje të sekrecioneve të pështymës që manifestohet në formën e jargëve të shtuara, si edhe pakësim të sekretimit të lotëve (që manifestohet me tharjen e syve dhe pulitjen e shpeshtë të tyre).
Ky problem nuk shfaqet nga hiçi, por lidhet me probleme të tjera shëndetësore si diabetin, presionin e lartë të gjakut, dëmtime serioze në kokë dhe sklerozën e shumëfishtë.
Paraliza e Bellit mund të zhvillohet brenda disa ditëve, por mund të zgjasë edhe disa muaj. Në shumicën e rasteve ajo shërohet spontanisht. Ripërtëritja mund të zgjasë për një kohë të gjatë te të moshuarit ose tek ata që kalojnë një paralizë të plotë.
Simptomat e paralizës Bell:
• Mpirje fytyre për të paktën 48 orë
• Rënia e tonit të lëkurës në njërën anë të fytyrës
• Ndryshime në sasinë e prodhuar të pështymës
• Rritja e ndjeshmërisë ndaj zhurmave
• Dhimbje koke
• Dhimbje rreth nofullës
• Dhimbje pas veshit
• Pamundësia për të mbyllur një qepallë etj
Si mund të lehtësoni simptomat e këtij problemi shëndetësor
1. Masazh
Shumë pacientë që vuajnë nga kjo gjendje gjejnë lehtësim përmes terapisë së masazhit. Vizitoni një fizioterapist me përvojë në trajtimin e paralizës së Bell pasi masazhi dhe terapitë mund të ndihmojë në mënyra të ndryshme nga zvogëlimi i inflamacionit deri tek lehtësimi i stresit dhe ankthit që mund të përjetojë për shkak të kësaj gjendjeje.
2. Akupunktura
Akupunktura është fantastike për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë pagjumësinë, depresionin, problemet e tretjes, madje edhe efektet anësore të kimioterapisë. Përveç kësaj, akupunktura mund të lehtësojë gjithashtu simptomat e paralizës së përkohshme faciale. Kjo praktikë stimulon nervat dhe muskujt.
3. Vitamina B6
Vitamina B6 është e lidhur me shëndetin e syve dhe shëndetin e sistemit nervor. Si e tillë, kjo vitaminë është një pjesë e rëndësishme e trajtimit natyral të paralizës Bell. Ju mund të rrisni sasinë e vitaminës B6 duke ngrënë shumë ushqime si qiqrat, patatet, bananet, fistikët, avokadot, farat e lulediellit dhe farat e susamit.
4. Zink
Zinku është i njohur për aftësinë e tij për të shëruar plagët dhe për të rritur sistemin imunitar. Pork y mineral mund të ndihmojë edhe në trajtimin e paralizës Bell. Shtimi i ushqimeve të pasura me zink në dietën tuaj mund të ndihmojë trupin tuaj të shërohet nga kjo gjendje e përkohshme. Për shembull, mund të provoni spinaqin, fasulet, farat e lirit, farat e kungullit. /Telegrafi/