Site icon Telegrafi

Çfarë është modeli koketë? Fjongot në flokë janë tendenca më e lezetshme e vitit

Getty Gilbert / Carrasquillo

Mikrotrendet e dedikuara për vajza po dominojnë rrjetet sociale, duke u kthyer në një qasje që “përqafohet” nga grupmosha të ndryshme

Ju me siguri keni parë së fundmi tendencat virtuale që po qarkullojnë, nga “vajza e pastër” te “mob wife”( një grua e martuar me një mafioz që e kritikon atë sikur është moralisht superiore, ndërsa gëzon të gjithë sigurinë dhe paratë që ai i ofron).

Opsionet janë kaq të shumta, përveç njërës që duket se ka më shumë fuqi ndikimi: vajzat koketë!

E karakterizuar nga detajet tipikisht femërore, nga thonjtë e rrumbullakosur, te karficat apo fjongot në kokë, kjo tendencë po zgjidhet nga shumë vajza, shkruan Pop Sugar.

Çfarë është modeli i flokëve koketë?

Në të njëjtën mënyrë si grimi dhe thonjtë, ky model flokësh anon nga aksesorët e guximshëm. Ngjyra të forta, nga pastel te gama e blusë, pjeshkë dhe tone të tjera të theksuara janë ato që të dominojnë aksesorët e dedikuar për flokët këtë sezon.

Fjongo, kapëse, rrathë, aksesorët janë kaq të shumtë dhe ju mund të zgjidhni të preferuarin tuaj.

Por, kujdes! Jo çdo model flokësh koketë duket njësoj.

Një mënyrë elegante për ta përvetësuar këtë trend, sidomos nëse keni flokë të gjatë është t’i bëni ato gërshetë dhe të shtoni fjongo, citon Anabel.

Nëse keni flokë të shkurtër të paktën shtoni kapëse në version fjongoje dhe do të dukeni një vajzë e ëmbël dhe e llastuar.

Model topuz koketë

 

Flokë gjysmë të kapura

 

Model koketë për flokë të shkurtër

 

Fjongo + gërsheta

 

/Telegrafi/

Exit mobile version