Site icon Telegrafi

Çfarë është mezoterapia?

Dr. Merita Grajqevci – Kotori, mr. sci.
Qendra estetike ‘Derma care-Laser’, Prishtinë
tel. 044 315 539, 044 761 000

Mezoterapia është teknikë gjatë së cilës përdoret gjilpëra e vogël (me dimensione 0,4 -0,6 cm) me ndihmën e së cilës në pjesët më të thella të lëkurës vendosen medikamente, vitamina, minerale në vendet ku ka probleme të caktuara (yndyra, celulit). Në këtë mënyrë bëhet trajtimi i puçrrave, rrudhave dhe parandalimi i tyre.

Mezoterapia preferohet të bëhet në qafë, dekolte, në vijat e imta të rrudhave në lëkurë dhe për regjenerimin e lëkurës.
Përdorimi i saj në shumë shtete çdo ditë është vërtetimi më i fortë që është një praktikë efektive. Kjo metodë nuk shkakton efekte anësore, porse dialogu mjek-pacient është i nevojshëm që të ketë rezultate të shpejta dhe të kënaqshme.

Mezoterapia e aplikuar në fytyrë dhe qafë, është e njohur edhe si, Mesoglow dhe Mesolift. Këto produkte janë antioksidantë dhe stimulojnë prodhimin e kolagjenit, marrin pjesë në rregullimin e mikroqarkullimit. Acidi hyaluronic, luan një rol të rëndësishëm në hidratimin e indeve, lubrifikim dhe funksionin qelizor, që rezulton me zbutje të rrudhave dhe fytyrës i japin një pamje rinore dhe të shndritshme.

Plakja është një proces fiziologjik i lëkurës që ndodh nga humbja e yndyrës, humbja e kolagjenit. Përveç plakjes kronologjike të lëkurës, ekzistojnë një mori faktorësh, qoftë të jashtëm apo të brendshëm që ndikojnë në plakjen e saj.
Mezoterapia, i bën qelizat më aktive, sepse pas moshës 30 vjeçare, aktiviteti i tyre humbë.

Mesoterapia, përveç që përdoret për trajtimin e fytyrës dhe dekoltesë, përdoret edhe tek rënia e flokëve dhe për trajtim të celulitit.

Kur duhet të përdoret mezoterapia? Ju mund të filloni trajtimet e mezoterapisë prej të njëzetave për të parandaluar formimin e rrudhave. Trajtimet bëhen një herë në javë, deri në tri tretmane, e mandej çdo dy apo tre muaj, në fytyrë, qafë. /Telegrafi/

Exit mobile version