Telegrafi

Çfarë është ‘make up’ i përhershëm

Si për çdo gjë tjetër, ekspertët kanë zgjidhur edhe këtë problem dhe zgjidhja quhet make-up permanent ose i përhershëm.

Çfarë është?
– Make Up-i permanent realizon një modelim të vetullës duke bërë mbushjen e saj me metodën e tatuazhit si dhe duke e ngritur atë më lart nëse është e nevojshme.
– Bën gjithashtu vijën e penelit dhe të lapsit rrëzë qerpikëve të poshtëm.
– Përveç syve dhe vetullave ky Make-Up bën edhe modelimin dhe ngjyrosjen e konturit të buzëve.
– Dhe të gjitha këto me ngjyrat që dëshironi, duke ndërhyrë dhe korrigjuar pikërisht aty ku keni nevojë dhe përjetësisht.
– Procedura nuk jep dhimbje dhe realizohet me disa hapa në një hark kohor prej tre javësh.

Është rreptësisht e ndaluar që këto ndërhyrje t’i bëjë një person që nuk është mjek. /Telegrafi/