Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, konsideron se Lumira, pajisja për diagnostifikimin e sëmundjeve të ndryshme do të duhej të ishte më i qasshëm.
Ai këto komente i bëri si masë për parandalimin e pandemive të ardhshme, transmeton Telegrafi.
Miliarderi amerikan ka përmendur Lumiran gjatë një konference Ted, ku foli sesi pandemia e coronavirusit mund të jetë edhe pandemia e fundit.
E pikërisht fondacioni më të cilin deri më tani e ka udhëhequr me ish-bashkëshorten Melinda, ka financuar dhe zhvilluar pajisjen e lartcekur.
Kompania LumiraDx është themeluar në vitin 2014 dhe selinë e ka në Londër. Ron Zwanziger është në krye të kësaj kompanie, e është prezantuar si kompani që prodhon pajisje për diagnostifikimin e sëmundjeve – zhvillon sisteme shëndetësore dhe bën ruajtjen e të dhënave shëndetësore.
Lumira është një pajisje për diagnostifikim të shpejtë të coronavirusit. Pretendohet se është më i besueshëm, praktikë por edhe më i lirë sesa pajisjet ekzistuese që përdoren për qëllime të njëjta.
Është më i qasshëm në vendet e varfra. E duke marrë parasysh se më herët u theksua se diagnostifikimi i hershëm ka rëndësi të madhe në luftimin dhe parandalimin e pandemisë, persona të caktuar konsiderojnë se kjo pajisje do të ndryshojë gjithçka.
Mostra vendoset në shiritin e pajisjet, e më pas fillon analizimi që zgjat mbi 10 minuta. Më pas dalin edhe rezultat që përmbajnë të gjitha të dhënat e nevojshme për pacientin.
Përveç diagnostifikimit të coronavirusit, mund të përdoret për diagnostifikimin e mpiksjes së gjaku, sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. /Telegrafi/