Telegrafi

Çfarë është kjo strukturë misterioze në Egjipt, që është regjistruar nga Google Earth? (Video)

Një strukturë misterioze, që është regjistruar në afërsi të Kajros së Egjiptit, ka ngjallur debate të mëdha në mesin e kërkuesve që merren me jashtëtokësorët.

Kompleksi i çuditshëm që ndodhet në një shkretëtirë në lindje të kryeqytetit, ka dy objekte të gjata, si dhe disa rrathë të pambyllur.

Pamja saj futuristike ka nxitur një varg sugjerimesh se çfarë mund të jetë, transmeton Telegrafi.

Madje, ka të tillë që mendojnë se është ndonjë ndërtesë për të bërë hulumtime mbi jashtëtokësorët.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni ndërtesë të pazakontë. /Telegrafi/