Stuhia tropikale Eta përmbyti shumë rrugë në Florida gjatë fundjavës dhe torturoi shoferët të cilëve u duhej të drejtonin makinat e tyre përmes ujit në rrugë.
Një situatë veçanërisht e vështirë ishte në Miami ku një Lamborghini Huracan Spyder u filmua duke lëvizur nëpër ujë që herë pas here arrin në dritaret e kësaj makine, transmeton Telegrafi.
#Lamborghini or Submarine? Saw this on @wsvn!! #SoFloLife #Eta #Flood pic.twitter.com/s1MHqjG4JA
— Joe (@WFOJoe) November 9, 2020
Megjithëse videoja tregon se automjetet e tjera ndaluan përpara pellgut që u formua në rrugë, shoferi i Lamborghini të verdhë me vlerë një çerek milion dollarë i anashkaloi ato dhe kaloi nëpër pengesën e ujit pa ndonjë problem.
Edhe pse më e ulët se automjetet e tjera, makina super sportive italiane ka një motor të vendosur në qendër, i vendosur pas kabinës së pasagjerëve, i cili është disi i mbrojtur nga depërtimi i ujit.
Shoferi përfitoi nga kjo, por gjithsesi na duket se ajo që bëri ai nuk është shumë e mençur. /Telegrafi/