Telegrafi

Çfarë është kjo gropë e çuditshme që po hedh në ajër rërën? (Video)

Një video e çuditshme e postuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur një gropë e madhe në mes të shkretëtirës, hedh në ajër rërën në një lartësi mbi 30 metra.

Derisa një grup punëtorësh tentonin të mbushnin gropën me rërë në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e dikujt, ndodh diçka e papritur që befason edhe punëtorët, transmeton Telegrafi.

Është interesant fakti se sa herë që mundoheshin punëtorët të mbushnin me rërë gropën, ajo menjëherë hidhej në ajër së bashku me mbeturinat që ishin hedhur brenda saj.

Në video shihet se si një burrë shikon me habi momentin kur rëra fluturon dhjetëra metra në qiell.

Kjo video besohet se është regjistruar në një shkretëtirë në Arabinë Saudite, edhe pse deri më tani lokacioni i saktë nuk dihet. /Telegrafi/