Site icon Telegrafi

Çfarë është ‘Bubatz’? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Kancelari Olaf Scholz (SPD) dhe sfiduesi i tij i Unionit Friedrich Merz (CDU) kanë pasur një përballje televizive.

Dhe përveç debatit të madh mbi politikën e azilit, diskutimi u përqëndrua gjithashtu në kujdesin dhe legalizimin e pjesshëm të kanabisit, përcjell Telegrafi.

Por në fillim, kandidati për kancelar Merz nuk e kishte idenë se çfarë të bënte me termin “Bubatz”.

Në portalin e transmetimit të drejtpërdrejtë Twitch, pas duelit televiziv në ARD dhe ZDF, ai u pyet nëse “Bubatz” (një term i përdorur për kanabisin në Gjermani) do të mbetej legal: “A do të mbetet Bubatz e ligjshme?”, është pyetur ai.

“Çfarë është Bubatz?”, ka shtruar pyetjen ai.

Më pas Merz tha: “Nëse keni parasysh kanabisin, atëherë unë them: Jo, ne duam ta korrigjojmë përsëri këtë”.

Sipas tij, “ekziston një shkallë shpërthyese e krimit në lidhje me këtë çështje dhe unë dua të mbroj fëmijët dhe nipërit e mi nga marrja e ligjshme e drogave që janë droga hyrëse drejt drogave të forta”. /Telegrafi/

Exit mobile version