Për shkak të stilit të shpejtë të jetesës, ushqimit të parregullt dhe jo të duhur, ndodh mbajtja e tepërt e ujit në trup
Nyjat e fryra, pesha e tepërt e trupit dhe përgjumja janë vetëm disa nga simptomat që tregojnë këtë problem.
Mbajtja e ujit në trup mund të ndodhë për shumë arsye, por kjo do të thotë që uji nuk nxirret jashtë në sasi të mjaftueshme.
Sistemet e organeve për nxjerrjen e lëngjeve, kryesisht veshkat dhe limfa, nuk nxjerrin jashtë mjaftueshëm lëngje dhe më pas ndodh mbajtja e tij – nën lëkurë, në disa organe, në disa pjesë të trupit.
Kjo më së shpeshti vërehet te ënjtjet, të cilat shfaqen në gjymtyrët e poshtme dhe më pas mund të shfaqen në fytyrë – fryrje të fytyrës, në duar, ënjtje në stomak…
Personat me mbipeshë priren të mbajnë lëngje, sepse jo shumë lëngje mund të kalojnë nëpër sistemin limfatik, për t’u nxjerrë jashtë, për shkak të qelizave yndyrore që bllokojnë hapësirën. Pra, në atë rast, mund të kemi një efekt të dyfishtë – si mbajtjen e ujit ashtu edhe formimin e celulitit, transmeton Telegrafi.
Çfarë shkakton mbajtjen e ujit në trup
Ka shumë arsye – ato që janë banale, nuk janë të rrezikshme, dhe kjo është nëse marrim shumë lëngje dhe sistemi ynë i eliminimit, siç janë veshkat, nuk mund të nxjerrë mjaftueshëm lëngje për shkak të problemeve me të njëjtat organe. Pastaj, dekompensimi kardiak, probleme me mushkëritë, probleme në nivel të organeve të tjera – mëlçisë… dhe këto janë gjëra më të rënda. Gjithashtu shkak mund të jenë problemet me qarkullimin venoz. Pastaj, nëse ka ndonjë tromb sistemi i qarkullimit të gjakut, e gjithë kjo mund të pengojë në nxjerrjen e ujit.
Arsyet më të zakonshme janë lëvizjet e pamjaftueshme, gjumi i pamjaftueshëm dhe aktiviteti fizik. Ne duhet të bëjmë ushtrime për të lëvizur limfën.
Gjithashtu gjatë shtatzënisë rritet vëllimi i plazmës së gjakut dhe shfaqet fryrja. Nëse pimë pak ujë, trupi mund të mbajë ujë për ta kursyer.
– Duhet të keni shumë kujdes me kafeinën, sepse është një diuretik i njohur. Diuretikët duhet të merren me kujdes, sepse mund të nxjerrin aq shumë lëngje sa të shkaktojnë probleme në trupin tonë – rritet presioni i gjakut, rritet niveli i kortizonit, rritet niveli i adrenalinës dhe ndodh çekuilibri hormonal.
Mënyra më e mirë për të nxjerrë ujin nga trupi
– Hidratimi i duhur. Lëngu më i mirë për të marrë është uji, sapo të ngrihemi në mëngjes duhet të pimë dy gota ujë të vakët. Pse? Kur uji i pastër hyn në trup, ai thjesht hidraton të gjithë trupin, furnizon organet dhe qelizat tona, veçanërisht trurin dhe veshkat.
Keni kujdes me kafen dhe diuretikët, sepse do të hedhin kaliumin, ndërsa teprica ose mungesa e kaliumit mund të shkaktojë probleme të mëdha sepse ritmet e zemrës, presioni varen nga kaliumi… Pasi të pini dy gota ujë në mëngjes, mund të pini çaj, si p.sh. bari mijëfletësh (bar pezmi) dhe t’i shtoni çajit, për shembull, lëngun e shtrydhur të shegës, boronicës. I mirë është edhe shalqini, mund ta përdorin edhe diabetikët. /Telegrafi/