Ja çfarë thonë mjekët për këtë temë!
Djersa e ftohtë në kombinim me temperaturën tregon se është e nevojshme të shkoni menjëherë te mjeku!
Sipas ekspertëve, djersitja mund të nënkuptojë dy gjëra: intoksikim (helmim) ose mbinxehje të brendshme, transmeton Telegrafi.
Në rastin e parë, djersa zakonisht është e ftohtë, në rastin e dytë më e ngrohtë dhe asnjë nga këto manifestime nuk është e padëmshme.
Kur djersa është e ftohtë, duhet t’i kushtoni vëmendje mushkërive, sepse mund të jetë një proces inflamator ose një përkeqësim i një sëmundjeje kronike.
Më pas duhet matja e menjëhershme e temperaturës, e nëse është e ngritur, është e nevojshme të konsultoheni me mjekun.
Ky është një tregues i keq, një shenjë se trupi po lufton sëmundjen, paralajmërojnë mjekët.
Ekspertët gjithashtu vërejnë se nëse “nxirrni” sasi të mëdha djerse të ftohtë nga trupi, kjo tregon hiperhidrozë, e cila tregon se virusi ka sulmuar trupin tuaj dhe se ai po lufton.
Atëherë është shumë e rëndësishme të konsultoheni me një mjek i cili do të sugjerojë hapa të mëtejshëm.
Djersitja e tepërt mund të tregojë probleme të tjera dhe sëmundje më komplekse.
– Djersitja e tepërt është sëmundje dhe më së shpeshti është problem në sistemin endokrin. Zakonisht mund të shoqërohet me takikardi, prandaj shumë kërkojnë ndihmën e mjekut kardiolog, por në fakt problemi është më shumë endokrinologjik, paralajmërojnë mjekët. /Telegrafi/