Neymar nënshkroi zyrtarisht një kontratë dyvjeçare me klubin arab Al Hilal të mërkurën që do ta bëjë atë një nga lojtarët më të paguar në historinë e futbollit.
Sauditët i kanë paguar PSG-së 90 milionë euro për yllin brazilian 31-vjeçar dhe braziliani do të fitojë afër 200 milionë dollarë në sezon me bonuse.
Vetëm Cristiano Ronaldo është më i paguar se ai në botë, paga bazë e të cilit në Al Nassr është 213 milionë dollarë, plus bonuse.
Pagat e Ronaldos dhe Neymarit, si dhe të gjithë yjeve të tjerë në Arabi, janë pa taksa, kështu që ata do të marrin shumën e plotë të asaj që kanë rënë dakord me klubet e tyre.
Një skuadër dukshëm më e dobët e pret Neymarin në Al Hilal se ajo që la pas te PSG, që e pagoi te Barcelona për 222 milionë euro në 2017.
Klubi i tij i ri solli Ruben Neves nga Wolves për 55 milionë euro në këtë afat kalimtar dhe portugezi ishte një nga yjet e parë që zëvendësoi Evropën me Lindjen e Mesme.
Bashkë me të nga Lazio ka mbërritur edhe Sergej Milinkoviq-Savic, i cili është paguar 40 milionë euro. Pas tij 60 milionë euro Al Hilal i ka paguar te Zenit për bashkëkombasin e Neymar, Malcom. Braziliani disi i harruar erdhi nga Bordeaux te Barcelona në vitin 2018 për 40 milionë euro, por nuk u imponua në Camp Nou, vetëm për të shkuar në Zenit verën e ardhshme për të njëjtën shumë dhe për të qenë një nga lojtarët më të mirë.
Një faktor shumë i rëndësishëm në të gjithë historinë është trajneri portugez Jorge Jesus i cili do të komunikojë shumë mirë me Neymar, Malcom dhe Ruben Neves, gjë që duhet të ketë qenë e rëndësishme në vendimin e Neymar për të zgjedhur Al Hilal.
Në atë klub ende nuk e kanë zgjidhur pozitën e sulmuesit qendror për këtë sezon. Sulmuesi i parë i Al Hilal është aktualisht 32-vjeçari Moussa Marega, por ai me siguri nuk do të drejtojë sulmin e klubit këtë sezon, pasi mediave angleze, këtë duhet ta bëjë Aleksandar Mitrovic, për të cilin arabët i ofruan Fulhamit 50 milionë euro. /Telegrafi/