Site icon Telegrafi

Çfarë duhet t’i thoni parukieres që të mos mërziteni në fund

Takimi me parukierën është më i rëndësishëm nga ç’mendohet zakonisht.

Ju po shpenzoni energji, para dhe kohë nga dita juaj për ta parë veten më mirë. Eksperienca ka treguar se nuk shkon gjithnjë kështu. Sado të keni dëgjuar për emrin apo integritetin e një salloni, në fund keni mbetur të pakënaqur. Sesi ndihesh kur sheh flokët ashtu siç nuk i doje, nuk mund të përshkruhet me fjalë, por për ta shmangur atë ndjesinë e keqe, bëni pjesën tuaj.

Ka disa gjëra që duhet patjetër t’i tregoni, nëse doni që parukieria juaj të zgjedhë atë që i përshtatet më mirë flokut tuaj dhe të keni një rezultat të pëlqyeshëm.

Më poshtë gjeni katër më të rëndësishmet:

Sa shpesh i lani flokët

Mund t’ju duket mungesë edukate kur ju pyesin sesa shpesh laheni, por kur kjo pyetje bëhet nga parukieria juaj është shumë normale. Duke mësuar sesa shpesh i lani flokët, parukieria do të krijojë një ide më të saktë rreth llojit të flokut që keni dhe sesi reagon floku juaj.

Sa shpesh stërviteni

Do thoni ju çfarë lidhje ka kjo me flokët? Po në fakt ka, sepse duke e ditur sesa shpesh ushtroheni do të thotë që parukieria kupton sesa shpesh djersini. Në këtë mënyrë do të dijë t’ju këshillojë për formën apo modelin e përshtatshëm të flokëve që do t’i rezistojë aktiviteteve tuaja të përditshme.

Çfarë veshjesh keni në dollap

Është mirë që parukieria të dijë se çfarë stili veshjesh keni pjesën më të madhe të kohës. Do të ishte mirë që stili juaj i flokëve të përshtatej edhe me veshjet tuaja.

Isolated on white background

Si flini gjumë

Pozicioni sesi flini, ndikon në format e çuditshme që marrin flokët në mëngjes. Përpara se të vendosni të bëni një ndryshim tek flokët tuaja, mendoni një herë si flini dhe konsultohuni me parukieren për të gjetur modelin e flokëve që do t’ju qëndrojë i rregullt për më gjatë.

/Anabel/Harper’s Bazaar/Telegrafi/

Exit mobile version