Ngjyrat e ndaluara për të ftuarit
Ngjyra e bardhë dhe e zeza janë të ndaluara, e bardha sepse është ngjyra e nuses, ndërsa e zeza vishet kur ju varrosni dikë, jo kur e martoni. Ju kujtojmë gjithashtu se janë të ndaluara ngjyra fildish, bezhë, krem. Në një dasmë ju duhet të vishni ngjyra të ndezura.
Informohuni rreth motit
Dasmat në vjeshtë mund të kenë të papritura në lidhje me motin. Sigurohuni më parë për kohën në mënyrë që të përshtatni veshjen.
Ju do të gjeni aty të gjitha elementet për stilin e dasmës. Që nga mënyra e të shprehurit dhe vendi i organizimit të ceremonisë do të gjeni të dhënat kryesore.
Zgjidhni një veshje të përshtatshme nga mesdita deri në mesnatë
Preferoni një fustan që të jetë i përshtatshëm për koktejin, i kombinuar me një kuletë dore dhe një palë këpucë të rehatshme për të kërcyer.
Një veshje me pantallona
Nuk thuhet askund se në një dasmë ndalohet veshja e pantallonave. Pse të mos zgjidhni një palë pantallona ‘fuschia’ të kombinuara me një bluzë elegante dhe këpucë…