Site icon Telegrafi

Çfarë duhet të mbillet në pranverën e hershme

Qepujkat, gladiolat, zambakët, daliet – vihen në tokë sapo të kalojnë ngricat

Në pranverën e hershme duhet mbjellë këto qepujka: kaletë, kanetë, gladiolat, zambakët, daliet, begoniet, freziet, amarilet…

Muaji më i mirë për mbjellje është prilli, ndërkaq momenti më i vonshëm kur duhet të futen në dhe është maji.

Koha e përshtatshme për mbjellje të qepujkave pranverore është e lehtë të zgjidhet, sepse më së miri është të pritet që rreziku nga ngricat të kalojë, transmeton Telegrafi.

Qepujkave duhet zgjedhur vendin në kopsht ku ka rreze. Thellësia e mbjelljes, si edhe te qepujkat e vjeshtës, varet nga lloji dhe madhësia. P.sh. daliet dhe begoniet nuk mbillen thellë, por duhet mbjellë drejtpërdrejtë nën sipërfaqe.

Gladiolat dhe zambakët duhet mbjellë në thellësi të gjatësisë së dyfishtë të qepujkës.

Te qepujkat pranverore distanca është shumë e rëndësishme, sepse qepujkat e vogla mund të mbillen në rreth 10 centimetra distancë nga njëra-tjetra, ndërsa gladiolat patjetër duhet të kenë pak më shumë distancë, nga 12 deri në 15 centimetra.

Begonies i nevojitet hapësirë edhe më e gjerë prej së paku 25, ndërkaq zambakëve deri në 30 centimetra.

Daliet kërkojnë më shumë hapësirë, andaj duhet mbjellë në distancë prej së paku 40 centimetrave. Ujitja e këtyre qepujkave është e nevojshme vetëm gjatë periudhave të thatësisë madje vetëm gjatë verës.

Këto lule do të lulëzojnë nga fillimi i verës deri në vjeshtën e vonë. /Telegrafi/

Exit mobile version