Ndërkohë që vaksinimi masiv vijon, njerëzit duhet të përballen me efektet anësore të saj, duke filluar nga: dhimbje tek vendi i injektimit, ënjtje, temperaturë, dhimbje muskujsh, lodhje apo dhimbje koke
Të gjithë këto simptoma janë në fakt një shenjë e mirë, që tregon se trupi po krijon imunitet dhe do të zbehen gradualisht me kalimin e ditëve, por gjatë kohës që kjo ndodh duhet të tregoni kujdes me dietën ushqimore, shkruan Huffington Post.
Çfarë duhet dhe s’duhet të konsumoni pasi keni bërë vaksinën?
1. Pini çaj xhinxheri nëse keni të përziera
Xhinxheri bën mrekulli për problemet me stomakun. Bëni një çaj dhe konsumojeni pak pasi të keni bërë vaksinën.
2. Hidratohuni me lëngje të shëndetshme
Që nga uji, tek çaji e deri tek uji i gazuar, mos u kurseni me pije. Temperatura e shkaktuar nga një vaksinë mund t’ju çojë drejt dehidratimit të trupit.
3. Mbani një dietë të shëndetshme, mesdhetare
Filloni të konsumoni gjëra të shëndetshme disa javë para se të bëni vaksinën. Dieta mesdhetare që përmban fibra, proteina, perime dhe shumëllojshmëri frutash këshillohet për të forcuar metabolizmin.
4. Kthejuni recetës së supës me pulë
Perfekt për efektet anësore të stomakut pasi keni marrë injeksionin. /Telegrafi/