Telegrafi

Çfarë duhet të dini për WC-të publike

Hulumtimi është bërë në bazë të mostrave nga pjesë të ndryshme të tualeteve të ndryshme. Përkundër asaj që besohet, kabina që është më afër derës së tualetit është më e pastra – ndoshta pikërisht për shkak se të gjithë e shmangin atë.

Ulësja në tualet është pjesa më e pastër e WC-ve publike, ndoshta për shkak se njerëzit vendosin peceta dhe letra higjienike në të përpara se të ulen ose e pastrojnë para se të dalin nga kabina, që të mos turpërohen, shkruan Daily Mail.

Mbajtësi i letrës higjienike është vendi që ka më së shumti baktere. Në të ka 150 për qind më shumë baktere se në ulëse.

Arsyeja është se njerëzit me jashtëqitje në duart e tyre zgjaten ta kapin letrën higjienike, gjë që mund të shkaktojë infeksione të ndryshme – nga infeksionet e traktit urinar, pneumonisë, apo infeksioneve të ndryshme të mitrës tek femrat.

Megjithatë, mjekët thonë se nuk duhet të frikësohemi nga WC-të publike. Është e rëndësishme vetëm që t’i lajmë duart tërësisht me sapun dhe ujë të ngrohtë pas çdo vizite në këtë vend.

Mjekët këshillojnë që dera e tualetit të hapet me një pecetë ose bërryl për t’i parandaluar bakteret nga doreza që të kalojnë në duar dhe më pas edhe në fytyrë dhe gojë. /Telegrafi/