Finalja e Ligës së Kampionëve do të shënojë edhe ndeshjen e fundit të sezonit 2015/2016 të garës më të madhe evropiane për klube.
Ky është edicioni i 61-të i kësaj gare të organizuar nga UEFA dhe i 24-ti qëkur e ka marrë emrin Liga e Kampionëve.
Finalja e sivjetme zhvillohet në stadiumin San Siro të Milanos më 28 maj. Atje do të luajnë Atletico Madridi dhe Real Madridi.
Los Blancos siguruan vizën për në Milano duke eliminuar Manchester Cityn, derisa Atletico Madridi në gjysmëfinale e eliminoi Bayern Munichun.
Ky duel do të jetë një përsëritje e finales nga viti 2014. Asokohe fituan Mbretërit, të shohim se kush do të jetë fituesi kësaj radhe. /Telegrafi/