Site icon Telegrafi

Çfarë duhet të dini patjetër për buzëkuqin

Duke shfletuar galerinë do të keni mundësinë t’i shihni këto hile që mund t’ju duken të çuditshme, por që funksionojnë më së miri.

Një buzëkuq rozë mund të përdoret edhe për të ngjyrosur faqet. Vetëm sigurohuni që të shpërndani mirë ngjyrën me gishta njësoj siç bëni me kremrat.

Duke hequr me një letër pjesën e tepërt të buzëkuqit, mund ta bëni atë të zgjasë më shumë kohë. Këtë metodë mund ta përdorni kur udhëtoni.

Vijëzoni buzët tuaja më një ngjyrë të hapur duke krijuar një X më qendër të buzës dhe më pas shpërndajeni në pjesën tjetër të buzës.

Ruajeni buzëkuqin tuaj në një kuti ilaçesh kur udhëtoni për të ruajtur ngjyrën e tij.

Ngjiteni sërish buzëkuqin tuaj e shkrirë fundin me një çakmak dhe duke e rivendosur në paketimin e tij. Vetëm kujdesuni që të mos e mbani flakën për shumë gjatë sa për të shkrirë gjithë buzëkuqin.

Kur është ngrohtë mbajeni buzëkuqin tuaj në frigorifer.

Bëjini buzët të duken më të mëdha duke aplikuar një hije të kuqi buzësh nga e njëjta familje ngjyrash si ajo që keni lyer bazën.

Përpiquni të gjeni të kuqen që është e përshtatshme për ngjyrën e lëkurës tuaj: nëse keni një lëkurë të pastër mund të përdorni një të kuq me bazë blu, për një lëkurë ngjyrë ulliri mund të përdoret një i kuq në portokalli dhe për lëkurë ngjyrë të errët mund të përdorni një buzëkuq të kuq të errët.

Mund të rikrijoni formën e buzëve duke i mbuluar fillimisht ato me korrektor. Më pas me një laps vijëzohet forma e dëshiruar e tyre duke i bërë të duket më të plota.

Përdorni llakun e flokët për të pastruar njollat e buzëkuqit nga rrobat. Lëreni pak minuta dhe pastaj mund t’i lani ato.
 

Exit mobile version