Telegrafi

Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni me autobus drejt Europës

Gjatë verës, mijëra bashkatdhetarë marrin rrugën drejt Kosovës me autobus, duke kaluar shtete të shumta pa probleme, përveç në Serbi, e cila pasi nuk i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës, zbaton rregullore tjera për kalim transit.

Nga AlbaLines.com, ku shumë pasagjerë bëjnë rezervime online përmes faqes dhe aplikacioneve të tyre, tregojnë se nëse në Kosovë keni hyrë me linjë ajrore, ose nga shtetet tjera përveç Serbisë, atëherë përmes Serbisë duhet të udhëtoni vetëm me letërnjoftim të Republikës së Kosovës, kurse fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të kenë ekstraktin e lindjes me fotografi, dhe të vulosur në komunën përkatëse.

Në rastet kur nuk keni letërnjoftim të Republikës së Kosovës, nuk mund të kaloni me autobus përmes Serbisë me çfarëdo dokumenti tjetër, edhe nëse keni pasaportë të huaj.

“Çfarëdo pasaporte që ka vulën hyrëse të Republikës së Kosovës, nuk lejohet të kthehet përmes Serbisë” – thanë nga menaxhmenti i AlbaLines.com

Sigurohu para nisjes

“Ne në AlbaLines.com kemi përcjell situatën vazhdimisht, dhe mund të themi që mbi 98% e udhëtimeve përmes Serbisë kanë kaluar pa probleme, sepse i kemi informuar pasagjerët me kohë për procedurat e kalimit përmes Serbisë”.

Ata thanë shumica e linjave me autobus drejt Kosovës, dhe nga Kosova, kalojnë përmes Serbisë pasi që kohëzgjatja e udhëtimit është më e vogël, por gjatë sezonit, ka edhe linja tranzite përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi për të shmangur kalimin përmes Serbisë

Po ashtu në AlbaLines.com deklaruan se falë sistemeve elektronike të rezervimit, ka qenë më e lehtë udhëzimi i pasagjerëve, duke i njoftuar saktë mbi oraret, vendet e nisjeve, pengesave gjatë udhëtimit etj.

Ata shtuan se: “Digjitalizimi i udhëtimeve po ndihmon shumë në ofrimin e shërbimeve më të mira, saktësisë dhe shpejtësisë së informacionit…” duke bërë me dije se procedurat e udhëtimit po thjeshtohen shumë, dhe menaxhimi i udhëtimeve po bëhet më i lehtë.