Site icon Telegrafi

Çfarë duhet të dini para se të bleni klimën tuaj?

Një nga diskutimet më të nxehta brenda industrisë së ajrit dhe ngrohjes është dallimi në mes të dy lëndëve freskuese/mjeteve antipiretike ose ndryshe qe njihet si “Gazi” operues i Klimës/Kondicionerit.

Ka dy lloje të gazrave të aplikuara në klimat/kondicionerët që në përdorim në ditët e sotme dhe ato janë:gazi R-22 dhe gazi R-410. Është e rëndësishme që ta kuptoni dallimin në mes të klimave të ashtuquajtura me gaz R22 dhe gaz ekologjik R410 në mënyrë që të mund të merrni vendimin më të mirë për shëndetin tuaj dhe të familjes. Më poshtë gjeni dallimet kryesore:

GaziR410 është zhvillimi më i fundit në ftohje/ngrohje që siguron qëndrueshmëri të shquar, ajër të filtruar dhe reduktim maksimal te mikrobeve dhe toksiciteve që mund të hynë nga ajri. Është standard i ri për sistemet e ajrit të kondicionuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 2015.

Ndërsa, Gazi R22 është përdorur për shumë vite ne vendin tonë dhe është një ftohje standarde industriale, e cila prej vitit 2010 në legjislatura mbarë botërore është ndërprerë si prodhim për përdorim në sistemet e reja të ajrit të kondicionuar për shkaqe shëndetësore dhe mjedisore.

Përparësitë e gazit ekologjik R410:

Gazi ekologjik R410 ka kaluar me sukses të gjitha testet botërore të qëndrueshmërisë, duke përfshirë ato me kompresorë të përshtatur që shtrihen deri në temperaturën e jashtme 20 ° C (68.0 °F) dhe duke rezultuar në një gjendje superkritike në hyrjen e kondensatorit. Si rezultat, nuk është vërejtur asnjë ndryshim i dukshëm në nivelin e zhurmës ose funksionimin e sistemit*

– Është fjala e fundit e teknologjisë, e miratuar për përdorim në kondicionerët e rinjtë banimit.
– Vepron në temperaturat e larta të mjedisit
– Reduktim maksimal i mikrobeve dhe toksiciteve
– Ajer i pastruar dhe i filtruar
– R-410A nuk dëmton ozonin
– Transferimi superior i nxehtësisë
– Mund të përdoret me çelik, bakër dhe bronz.
– Kostoja e instalimit është e ulët
– Prodhon sasi të papërfillshme të tingullit.

Prandaj, keni kujdes meqë për arsye të mos prodhimit të mëtutjeshëm,gazi R22 ka çmimin më të lirë në treg, vetëm për shitje më të shpejtë dhe impulsive duke mos i jep rëndësi shëndetit apo mjedisit.

Kujdesuni për shëndetin, kërkoni në çdo blerje të klimës që të jetë e pajisur me gaz ekologjik R410. /Telegrafi/

Exit mobile version