Larja e flokëve: çdo muaj flokët rriten rreth një centimetër. Nëse i keni flokët të dëmtuar apo të dobët, duhet të përdorni një shampon të mirë forcuese, e cila do t’i forcojë e do t’i ndihmojë flokët për t’u rritur. Është mirë që shamponi i flokëve të përdoret mundësisht dy herë në javë.
Maskat: më pas përdorni një maskë hidratuese, në mënyrë që të rigjallëroni fibrën e flokëve.
Vajrat ushqyese: çdo javë, ju rekomandojmë të përdorni një vaj ushqyes dhe sidomos ta masazhoni mirë lëkurën e kokës, në mënyrë që të riaktivizoni qarkullimin e gjakut, gjë që i bën flokët më të fortë e më rezistentë.
Për flokë ultra të thatë: rekomandohen vajra të arganit apo të farërave të rrushit, me të cilat flokët mbahen 30 minuta mbuluar me një peshqir të njomë e të vakët, në mënyrë që të hidratohen mirë.
Prerja e flokëve: pritini flokët rregullisht, rreth 1 deri në 2 cm në çdo 2 muaj.
Majaja e birrës: e pasur në vitamina dhe oligo-elemente, majaja e birrës i trajton flokët nga brenda. Bëni të paktën një kurë në vit me maja birre për forcimin e flokëve tuaj.
Ushqimi: duhet t’i vini rëndësi ushqimit. Disa ushqime, si peshku i yndyrshëm (toni…), si dhe vajrat vegjetale ndihmojnë për forcimin e flokëve.
Suplementët ushqimorë: ata rekomandohen me forcë për çdo ndërrim sezoni. Është mirë të përdoren suplementë me hekur, kalcium, magnez dhe kripëra minerale.
Furça e flokëve: përdorni furça flokësh me fibra natyrale. /Living/Telegrafi/