Site icon Telegrafi

Çfarë duhet të bëni që deodoranti të zgjasë më shumë, a e keni ditur këtë truk?

Kur përdorni deodorant, zakonisht në paketim thuhet se zgjatë 24 orë ose më shumë.

Por, para se të kalojë dita, ju ndjeni një erë të lehtë djerse që vjen nga sqetullat tuaja, Pra, si të siguroheni që deodoranti juaj të zgjasë ato 24 orë?

Sipas BBC Science Focus, arsyeja pse deodorantët duhet të zgjasin më shumë, është sepse ato përmbajnë disa përbërës që i ndihmojnë ata të qëndrojnë.

Këta përbërës specifikë e bëjnë atë që deodoranti juaj të zgjasë për 24, apo edhe 48 orë. Por nëse vërtet funksionon, mbetet ende për t’u përcaktuar. Ju ndoshta e keni vërejtur që në shumë situata, deodoranti juaj nuk zgjat aq gjatë. Për fat të mirë, ekziston një truk i veçantë që mund të provoni për t’u siguruar që të zgjasë më gjatë. Dhe është vërtet e lehtë për t’u bërë!

Ndryshimi i thjeshtë që duhet të bëni është ta aplikoni deodorantin gjatë natës në vend që ta aplikoni në mëngjes.

Kjo mund të tingëllojë pak e çuditshme; por nëse e aplikoni në mëngjes, gjëndrat tuaja të djersës janë shumë aktive.

Dhe nëse gjëndrat tuaja të djersës janë aktive, ato nuk janë në gjendje të thithin plotësisht antidjersësin e deodorantit tuaj. Kjo e bën atë më pak efektiv gjatë ditës. Kur flini, djersitni më pak. Kjo gjithashtu ndihmon në absorbimin e antidjersës. E gjithë kjo bën që deodoranti juaj të bëhet më efektiv dhe bën që ai të zgjasë plot 24 orë, ose edhe 48!

E vetmja gjë që duhet të kontrolloni është nëse deodoranti juaj përmban antidjersë. Sepse ky truk funksionon vetëm nëse deodoranti juaj përmban antidjersë. Por definitivisht duket se ia vlen të provoni këtë truk. /Telegrafi/

Exit mobile version