Nëse je një prej atyre njerëzve që i ha thonjtë rregullisht, me siguri e di edhe burimin nga e ke këtë zakon të keq që është i ngjashëm tek shumë njerëz.
Sipas specialistëve, askush nuk do që t’i dëmtojë thonjtë, por ky është një ves i vështirë për t’u zhdukur, transmeton Kosovapress.
Kjo edhe për arsye se për shumicën e njerëzve, ngrënia e thonjve është një reagim nervozizmi ndaj situatave të caktuara apo pasojë e diçkaje që ata e bëjnë në mërzitje e sipër.
Për fat të mirë, ka disa mënyra për ta ndaluar veten nga ngrënia e thonjve.
Fillo me disa analiza
Me siguri e di që ky është një ves i keq, por e di se sa shumë rrezikon shëndetin duke ngrënë thonjtë? Mendo se sa herë i ke futur duart e palara në gojë për të ngrënë thonjtë.
Kjo të bën më të prekshëm ndaj sëmundjeve dhe të ftohtit. Po kështu, me këtë veprim shtohen infeksionet, shtuar edhe rastet kur nga thonjtë del edhe gjak, rreziku është edhe më i madh.
Fillo vetëm me njëri thua
Kalo disa ditë duke ngrënë vetëm njërin dhe do të vëresh se sa shumë ndryshim ka nga të gjithë thonjtë e tjerë. Duke krahasuar, me kalimin e kohës mund të ndërgjegjësohesh për veprimin.
– Përdor një manikyr xhel, sepse është shumë i fortë për t’u prishur lehtësisht. Ai në të njëjtën kohë do të të ndihmojë për t’i pasur thonjtë më të fortë.
– Nëse i ha thonjtë sa herë ndihesh e stresuar, atëherë gjej mënyra të tjera për të larguar stresin.
– Mbaji gjithmonë thonjtë të shkurtër në mënyrë që të eliminosh sa më shumë vesin për të kafshuar.