Site icon Telegrafi

Çfarë duhet të bëni kur nuk e dini se çfarë dëshironi të bëni në jetën tuaj?

“Hej, çfarë dëshiron të punosh?”, pyetje e cila shkakton dridhje në zemër dhe vështirë që iu përgjigjesh.

Edhe disa nga njerëzit më të suksesshëm, vonë e kanë kuptuar se çfarë duan të bëjnë me jetët e tyre.

Telegrafi i sjell disa këshilla, të cilët janë hapa që duhet t’i marrësh për të qenë i/e qetë dhe të vazhdosh drejt karrierës që e dashuron.

Merr frymë thellë – kjo është normale

Gjëja e parë që duhet të bëni është të pranoni çdo gjë. “Kuptojeni që rruga drejt karrierës nuk është gjithmonë rrugë e drejtë”, thotë Ryan Kahn, themelues i The Hired Group.

“Gjatë karrierës tënde mund të mësosh se rrugëtimi mund të jetë më i mirë sesa destinacioni” thotë ai.

Dini forcat tuaja

Pyeteni vetën se çfarë aftësi keni për të ofruar, cilat janë trajtat më të fuqishme të personalitetit tënd, dhe çfarë bëni më së miri.

“Shkoni në drejtimin e forcave tua”, thotë Kahn.

Mendoni se çfarë lloji i punës ju pëlqen

A mendoni se bëni punë më të mirë në projekte grupore, apo në detyra individuale? Kjo edhe mundet të tregoj se çfarë madhësie e kompanisë të pëlqen.

Gjithashtu, duhet të konsideroni nëse preferoni të punoni si i pavarur apo preferoni të mbikëqyreni nga dikush.

Shikoni nivelin e përvojës tuaj

Bëhuni të sinqertë me eksperiencën e punës që ofroni dhe konsideroni pozicione të përshtatshme. P.sh., mundeni të jeni të interesuar të jeni në pozitën e koordinatorit apo menaxherit, mirëpo fillimisht duhet të shikoni për vend të punës si asistent.

Pra, konsideroni një trajektore tjetër, e cila do të ju shpie aty se ku doni në të vërtetë. /Telegrafi/

Exit mobile version