Site icon Telegrafi

Çfarë duhet të bëni kur ju dhembin kockat e shputave?

Dhimbja në shputa, pikërisht pas gishtërinjve, e cila shfaqet gjatë ecjes, aktivitetit fizik ose pas mbathjes së këpucëve me takave të larta, më së shpeshti shkaktohet nga inflamacioni i kockave metatarsale

Në rast të këtyre dhimbjeve, shtrojat janë shumë efektive për shputën dhe lehtësojnë pjesën e përparme të saj, transmeton Telegrafi.

Inflamacioni nuk është i rrezikshëm, por…

Inflamacioni i kockave të metatarsale nuk është një gjendje e rëndë në vetvete, por mund të ketë një efekt afatgjatë në aktivitetet e punës, veçanërisht në ato sportive.

Është i nevojshëm një ekzaminim nga një ortoped, veçanërisht nëse dhimbja nuk largohet pas disa ditësh aktivitet të reduktuar.

Vetëm një specialist i ortopedisë mund të përjashtojë një shkak tjetër dhimbjeje në këtë pjesë të trupit, si deformime të ndryshme të shputës, neuroma Morton ose frakturë stresuese e kockës matatarsale.

Obeziteti dhe dhimbje në shputa

Inflamacioni i kësaj pjese të këmbës nuk është i pazakontë te personat që vrapojnë, por shpesh është pasojë e këpucëve të papërshtatshme , duke përfshirë këtu edhe këpucët me taka të larta.

Obezët dhe ata që vuajnë nga artriti vuajnë

– Personat obezë, si dhe pacientët që vuajnë nga artriti reumatoid ose gihti, janë gjithashtu të prirur për metatarsale. Dhimbja është e pranishme përgjatë gjithë gjerësisë së këmbës, menjëherë pas gishtërinjve, kalon pas pushimit dhe prishjes së kontaktit me tokën dhe intensifikohet gjatë qëndrimit në këmbë ose vrapimit, veçanërisht në fazën e refuzimit me pjesën e përparme të këmbës.

Më shpesh, dhe me shumë sukses, kjo gjendje trajtohet duke reduktuar aktivitetin në një periudhë prej 10 deri në 14 ditë, ftohje lokale dhe përdorimin e barnave antiinflamatore josteroide. /Telegrafi/

Exit mobile version