Ndoshta nuk është koha për frizurë të re, mirëpo sallonet patjetër duhet të jenë të obliguara që të mbrojnë klientët e vet
Dhe derisa rregullimi i flokëve nuk duket si prioritet numër një gjatë pandemisë së coronavirusit, sallonet e bukurisë janë duke u bërë gati për myshterinj.
Nëse nuk jeni të izoluar tërësisht ende vazhdon këshilla që të praktikoni distancën sociale, gjë që do të thotë që të shmangni kontaktet e panevojshme me njerëzit.
Nëse megjithatë vendosni të shkoni në sallon për t’u zbukuruar, patjetër duhet të jeni të sigurt që ata bëjnë çdo gjë në mënyrë që t’i mbrojnë myshterinjtë e vet nga infeksionet, transmeton Telegrafi.
Lidhur me këtë kemi mbledhur porositë e salloneve më eminente të bukurisë në Britani të Madhe. Ata kanë marrë një sërë masash në mënyrë që ambientin e tyre, por edhe klientët t’i mbrojnë.
Qe se çfarë ka shkruar në komunikatën e tyre:
– Mjetet për dezinfektim të duarve janë vendosur gjithandej në sallon. Lusim myshterinjtë që t’i përdorin me rastin e hyrjes në sallon.
– Në tualet peshqirët e zakonshëm i kemi zëvendësuar me peshqirë letre, prandaj pas përdorimi menjëherë hidhni në shportë bërlloku.
– Tualetet i kemi furnizuar me sapunë antibakterialë dhe lusim klientët që t’i lajnë duart hollësisht.
– Çdo gjë që një klient ka përdorur gjatë shkurtimit të flokëve do të jenë të larë hollësisht dhe të dezinfektuar për shkak të klientëve të tjerë.
– Nëse ndiheni keq sapo keni hyrë në sallon, ju lusim t’i informoni të punësuarit tanë. /Telegrafi/