Nëse jeni prind, ose të paktën jeni duke menduar të bëheni së shpejti, një nga pyetjet më të rëndësishme që mund t’ia bëni vetes është: “Çfarë mund të bëjë që t’ia përmirësojë shanset fëmijëve të kenë sukses në jetë?”
Shkencëtarët janë marrë me gjetjen e përgjigjes së kësaj pyetje, dhe Telegrafi jua sjell më poshtë të gjeturat e tyre.
Hani darkë si familje
Sipas studimeve të fundit të kryera nga Universiteti i Harvardit, fëmijët që hanë me prindërit e tyre të paktën pesë herë në javë kanë shanse shumë më të vogla të abuzimit me substanca, të shtatzënisë gjatë adoleshencës, obezitetit dhe depresionit.
Ata gjithashtu kanë nota më të mira, fjalor më të zgjeruar dhe nivel më të lartë të vetëbesimit.
Puna jashtë shtëpisë
Hulumtimet nga po i njëjti universitet gjithashtu kanë zbuluar se prindërit të cilët nuk punojnë nga shtëpia, por punojnë në vende ku kërkohet prania e tyre larg shtëpisë, janë më të prirë që fëmijët e tyre të bëjnë më shumë para më vonë në jetë.
Koha pa ekrane!
Truri i fëmijëve të vegjël mund të ndryshohet përgjithmonë kur shpenzojnë shumë kohë në pajisje elektronike siç janë telefonat e mençur dhe laptopët. Akademia Amerikane e Pediatërve rekomandon që fëmijët më të vegjël se 18 muaj të mos shpenzojnë fare kohë para ekraneve.
Ata gjithashtu rekomandojnë që prindërit t’i bëjnë zonat e caktuara në shtëpi si zona ku nuk lejohen pajisjet elektronike – p.sh. mund të mos e lejoni përdorimin e atyre pajisjeve në tavolinën e darkës, në veturë, etj.
Detyroni të punojnë
Sipas Julie Lythcott-Haims, ish- dekane në Universitetin e Stanfordit, në një video për TED kishte treguar se fëmijët që rregullisht kryejnë punë të shtëpisë arrijnë sukses më të madh profesional në jetë.
Lexojuni fëmijëve
Hulumtimet gjithashtu tregojnë se bebet të cilave u kanë lexuar prindërit rregullisht kanë gjuhë më të mirë dhe aftësi më të mira leximi katër vite më vonë. Gjithashtu, fëmijët që pëlqejnë të lexojnë libra rriten duke u bërë persona që e shijojnë leximin e librave.
Kjo është e rëndësishme sepse fëmijët që lexojnë rregullisht libra kanë nota më të mira sesa tjerët. /Telegrafi/