Site icon Telegrafi

Çfarë duhet të bëjë Zidane për ta shpëtuar punën e tij te Real Madridi

Zinedine Zidane thuhet se do të shkarkohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni.

Marca raporton se trajneri francez ka mbajtur një takim me presidentin Florentino Perez dhe i është bërë me dije se nuk do të jetë në krye të skuadrës nga edicioni i ri.

Lexo po ashtu Marca: Zidane nuk do të jetë trajner i Real Madridit në edicionin e ri

Por, AS bën të ditur tani se Zidane ka shansin që të shpëtojë punën e tij, mirëpo që duhet të përballet me skuadra që janë aktualisht në top formë.

Los Blancos janë aktualisht dhjetë pikë mbrapa liderit të La Ligës, Atletico Madridi, derisa janë eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe nga Superkupa e Spanjës.

Lexo po ashtu Real Madridi po ndëshkohet shkaku i mungesave të golave

Zidane tani e ka shansin që të fitojë vetëm Ligën e Kampionëve, aty ku do të ketë punë me Atalantën në fazën e 1/8 së finales.

Nëse francezi eliminohet nga gara më e madhe për klube në Evropë, atëherë shkarkimi është i patjetërsueshëm. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version