Gastriti është inflamacion i lukthit i cili mund të jetë akut dhe kronik
Gastriti akut shfaqet herë pas here dhe jo aq shpesh, ndërsa gastriti kronik zgjat për një periudhë më të gjatë dhe shfaqet pothuajse pas çdo ushqimi, transmeton Telegrafi.
Simptomat të cilat tregojnë gastritin më së shpeshti janë tretja e dobët, dhembja në stomak, djegësira, të vjellat dhe fryrja.
Mënyra e ushqimit ka rëndësi kyç për shëndetin e sistemit të organeve të tretjes, ndërsa te gastriti artikuj të caktuar mund të ndihmojnë në shërimin, zvogëlimin e simptomave të pakëndshme dhe në përtëritjen e mukozës, ndërsa ushqimet e tjera mund të përkeqësojnë gjendjen.
Ushqimi i cili u rekomandohet personave të cilët vuajnë nga gastriti:
▪ ushqimi me përqindje të lartë të fibrave – pemët e freskëta, perimet, drithërat
▪ ushqimi me përqindje të ulët të yndyrës – peshku, mishi me përqindje të ulët yndyre, perimet
▪ ushqimi me përqindjen e zvogëluar të thartirës
▪ pijet e pagazuara
▪ pijet pa kafeinë
▪ ushqimi me veprim probiotik (jogurti, kefiri)
▪ qumështi, kosi dhe djathërat me përqindje të ulët yndyre
▪ vaji bimor dhe vaji i ullirit
▪ mollët, pjepri dhe banania
▪ thjerrëzat, qiqrat dhe kokrrat e sojës
▪ perimet e gjelbra, karota, spinaqi, kungulleshat
▪ lëngjet natyrale nga pemët e kulluara
▪ konsumimi i ulët i agrumeve
▪ orizi
▪ sallata e gjelbër
▪ dardhët, qershitë, pjeshkat
▪ supat e buta
▪ vezët pak të ziera
Ushqimin të cilin duhet shmangur:
▪ ushqimi i fërguar
▪ ushqimi me erëza
▪ çokollata
▪ pijet me kafeinë
▪ pijet e gazuara
▪ speci djegës
▪ alkooli
▪ pemët të cilat krijojnë thartirë (domatja)
▪ buka e zezë dhe buka e freskët
▪ mishi i marinuar dhe i mishi i yndyrshëm
▪ produktet e mishit (mishi i thatë)
▪ brumërat e tharta me tharmë
▪ mishi i tymosur
▪ erëzat e forta, mielli i skuqur, supat e yndyrshme
▪ vezët e fërguara.
/Telegrafi/