Milani ka një shans të vogël për të arritur në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, por kërkohet një kombinim specifik i rezultateve në Grupin F.
Kuqezinjtë kanë zhgënjyer në skenën evropiane këtë sezon, duke fituar vetëm një herë në pesë ndeshjet e zhvilluara. Fushata e tyre filloi me barazime pa gola kundër Newcastle United dhe Borussia Dortmund, përpara se të humbnin 3-0 ndaj Paris Saint-Germain.
Milani dukej pozitiv në ndeshjen e tyre të kthimit kundër PSG-së, duke fituar 2-1, por humbja e tyre 3-1 ndaj Borussia Dortmundit në shtëpi në fund të muajit të kaluar i la ata në një pikë të vështirë.
Tani, me një ndeshje të mbetur për të luajtur, kuqezinjtë qëndrojnë në fund të grupit të tyre.
Milan dhe Newcastle kanë marrë të dyja nga 5 pikë në Grupin F, dy më pak se PSG dhe pesë më pak se Borussia Dortmund.
Si e tillë, skuadra e Stefano Piolit do të duhet të mposhtte ‘Laraskat’ dhe të shpresojë që parisienët të pësojnë humbje në Gjermani në mënyrë që të kualifikohen në mesin e 16-të më të mirave.
Humbja e një vendi në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve do t’i kushtonte kuqezinjve mbi 90 milionë euro të ardhura të mundshme. /Telegrafi/