Telegrafi

Çfarë duhet bërë kur mbinxehet motori?

Si rregull, mbinxehja e motorit zakonisht ndodh në vendet ku ne e duam më pak, në autostradë ose në ndonjë vend ku nuk kemi ku të fshihemi. Nëse e gjeni veten në një situatë të tillë, këtu janë disa këshilla.

Kur treguesi i temperaturës hyn në fushën e kuqe, është gabim të fikni menjëherë motorin, sepse atëherë ndalon qarkullimi i ftohësit (antifriz, vaj motori) dhe krijohet një temperaturë e lartë, e cila mund të çojë në dëmtim të motorit.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për motorët turbo, sepse turbina ftohet me vaj dhe funksionon në një temperaturë të lartë.

Preferohet, nëse është e mundur, të lini motorin në punë boshe dhe të fikni kondicionerin. Nëse nuk keni fëmijë të vegjël në veturë, ndizni ngrohjen dhe vendosni ventilatorin në shpejtësinë më të lartë, gjë që do të ftohet ndjeshëm motorin.

Nëse është e mundur, hapni kapakun. Asnjëherë mos e hapni kapakun e ftohësit, sepse lëngu është nën presion të lartë dhe temperatura e ftohësit është e lartë, kështu që hapja e papritur e kapakut mund të shkaktojë djegie serioze.

Në rast se nuk keni matës të temperaturës dhe makina juaj ka vluar, domethënë ka filluar të rrjedhë ftohës, duhet të fikni menjëherë motorin. Kjo është arsyeja pse para çdo udhëtimi të gjatë duhet të kontrolloni gjendjen dhe sasinë e ftohësit dhe nivelin e vajit në motor. /Telegrafi/